Atentati mbi 2 vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach, Gjermani, përcjell InLajmi.
Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë 3 jugosllave dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre.
Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.
Atentati ka ndodhur kur drejtuesi i makinës, po nxirrte makinën nga garazhi, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi nga një vend ndërtimi në anë të djathtë të makinës një person nga një distancë prej 3 metrave ka gjuajtur në veture. Krahas kësaj një person tjetër ka gjuajtur në veturë dhe i është afruar asaj për të vërtuar që ja kanë arritur qëllimit.
Fqinjët të friksuar nga krismat shohin 2 persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur pasi drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit.
Si pasojë makina ka vazhduar të ecë deri sa përplaset me një garazh. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjeç, shtetas jugosllav i goditur nga 6 plumba, bashkudhëtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup dhe vëllain e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje, me plumba. /InLajmi/