12 minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, pas shpërthimit të një cisterne me acid.
Të nëjtit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa.
“Janë 12 pacientë që kanë kërkuar ndihmë, 2 janë me lëndime më të rënda dhe pranuar në repartin e Oftalmologjisë, të syve, në Spitalin e Mitrovicës, 8 janë me lëndime më të lehta dhe pasi ta përfundojnë trajtimin në emergjencë pritet të lirohen”, është shprehur Nushi.