Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përcjell InLajmi.
Ai me të arritur në Davos ku do të qëbdroj deri më 19 janar, është shprehur se ky vit do të jetë i vështirë për gjithë botën, por Serbia tha ai e entuziazmuar po e nis realizimin e planeve të mëdha.
“Ky vit do të jetë i vështirë për të gjithë botën. Megjithatë, Serbia me shumë shpresë dhe entuziazëm po e nis realizimin e ëndrrave dhe planeve të saj të mëdha. Do të diskutoj me liderë, investitorë dhe biznesmenë të shumtë në ditët në vijim”, tha Vuçiq.
Të hënën në Davos filloi Takimi i 54-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror ku do të mblidhen figura të shumta publike, krerë shtetesh, kompani partnerë të Forumit, ekspertë kryesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /InLajmi/