Agjencia Britanike e Operacioneve të Tregtisë Detare, UKMTO raportoi një incident të ri të rëndë në Detin e Kuq, përcjell InLajmi.

Firma britanike e sigurisë detare “Ambrey” njoftoi se një anije mallrash me shumicë që lundronte nën flamurin e Maltës dhe në pronësi të Greqisë u godit nga një raketë.

Deri më tani nuk dihet nëse ka ndonjë të vrarë apo të plagosur nga sulmi, si dhe shkalla e dëmeve. /InLajmi/
https://t.co/kEfQRRMntN#MaritimeSecurity #MarSec pic.twitter.com/7bYgOj7phm
— United Kingdom Maritime Trade Operations (UKMTO) (@UK_MTO) January 16, 2024




















