Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, në një konferencë për media së bashku me Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, tha se ka njoftuar këtë të fundit për situatën në veri, përcjell InLajmi.
Gërvalla tha se Hasanin e ka njoftuar në lidhje me sulmet në veri, ndryshimet që kanë ndodhur atje, sulmin në Banjskë.
Zëvendëskryeministrja tha se mungesa e ndëshkimit bart në vete rrezikun e përsëritjes.
Tutje ajo ka theksuar se për hir të paqes, bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e heshtur, por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë destabilizuese
“E njoftova Iglin për situatën në veri, ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit të hapur serb, duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë të dalë me qëndrim të qartë të asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vete rrezikun e përsëritjes”, është shprehur Gërvalla.
Ajo ka theksuar se për hir të paqes, bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e heshtur, “por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë destabilizuese”. /InLajmi/