Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitë në Kosovë e ka përmbyllur pranë trupave të përkushtuar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misionin e KFOR-it, përcjell InLajmi.
Hasani thekson se një diskutim produktiv e zhvilloi me Gjeneral Major Özkan Ulutaş.
Tutje ai shton se vlerësoi bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
Postimi i plotë i tij:
E përfundova vizitën time në Kosovë me një takim pranë trupave të përkushtuar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misionin e KFOR-it.
Pata një diskutim produktiv me Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Vlerësova bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin./InLajmi/