Ministër i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, është takuar me nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u njoftua me vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e MB-së dhe FSK-s që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell InLajmi.
Maqedonci tha se ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar.
Tutje ai tha se Britania ka luajtur rol të rëndësishëm në procesin e shtetëndërtimit të Kosovës, në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes, kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë.
Gjithashtu ministri i Mbrojtjes falënderoi Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi i plotë i tij:
Sot, nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes u njoftova me vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti.
Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë.
Faleminderit Mbretërisë së Bashkuar. /InLajmi/