Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare“Dr. Fahredin Hoti” në qytetin e tij, përcjell InLajmi.
Latifi tha se nga janari i këtij viti çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit.
Postimi i plotë i tij:
Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit. /InLajmi/