Victor Osimhen kur u pyet për një lëvizje të mundshme në Angli, ndërsa ka dhënë përgjigje direkte.
Sulmuesi nigerian ka thënë se ao do të luajë patjetër në ligën që cilësohet si më e forta në botë.
“Sigurisht, një ditë do të doja të luaja patjetër në Ligën Premier”, ka thënë Osimhen fillimisht.
“Por, tani për tani kam plane të tjera për karrierën time. Kur të vijë koha, të gjithë do ta dinë”.
Osimhen është lidhur me një kalim te Chelsea dhe Arsenali. Nigeriani, i cili ka një klauzolë lirimi prej 130 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale me Napolin, konsiderohet si sulmuesi ideal për 2 skuadra londineze, shruan Telegrafi.
Që nga fillimi i sezonit të kaluar, Osimhen ka shënuar 39 gola në të gjitha garat për Napolin, përfshirë 31 në 39 ndeshje në 2022/23.