Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, takimet me Vlora Çitakun, Lumir Abdixhikun, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj i cilëson miqësore e të frytshme përcjell InLajmi.
Hasani thekson se këto parti poltike kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Ai tutje shton se së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit të shqiptarëve si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.
Postimi i plotë i tij:
Takime miqësore e të frytshme me drejtues e përfaqësues të partive politike në Kosovë, Vlora Çitaku PDK, Lumir Abdixhiku LDK, Ramush Haradinaj AAK dhe Fatmir Limaj Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit të shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal./InLajmi/