Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Mesdheut, teksa raportohet se, 40 persona kanë humbur jetën pasi anija me të cilin udhëtonin u përmbyt në mes të detit.
Mediat e huaja njoftojnë se, anija mund të jetë mbytur edhe si pasojë e kushteve ekstreme të motit. Anija ishte nisur javën e kaluar nga Libia për në Lampedusa, shkruan A2CNN.
Pavarësisht alarmit të dhënë nga ekipi i Alarm Phone dhe ngritjes së 2 avionëve të Frontex dhe njërit italian, rojet bregdetare, nuk mund të gjendeshin të humbur.