Tomas Szunyog, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bën të ditur se ka takuar eurodeputeten, njëherësh raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe shefin e EULEX-it në Kosovë Giovanni Pietro Barbano, përcjell InLajmi.
Szunyog, tha se me diplomatët evropian kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë e më gjerë.
“Dita filloi me një takim të përbashkët me anëtarin e Europarlamentit dhe Raportuesen e Përhershëm për Kosovën, ViolavonCramon dhe Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Kemi shkëmbyer mendime për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon”, është shprehur, Szunyog. /InLajmi/
https://twitter.com/EUAmbKS/status/1746808737107456401?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746808737107456401%7Ctwgr%5E4f9e5e934ccc894884691faff339d5ce5319bec0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fszunyog-takohet-me-cramon-flasin-per-situaten-politike-dhe-ate-te-sigurise-ne-kosove%2F