• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Në Gjykatën Speciale në Hagë fillon dëshminë dëshmitari i 39-të

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
15 January 2024
në Kosovë
0 0
0
Në Gjykatën Speciale në Hagë fillon dëshminë dëshmitari i 39-të
0
SHPERNDARJE
62
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, DHSK në Hagë nën masa mbrojtëse ka filluar dëshminë dëshmitari i 39-të i Zyrë së Prokurorit të Specializuar me kodin 01493, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Para se të fillohet me pyetje për këtë dëshmitar, Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurori Nathan Quick tha se dëshmitari do të jep informacion sa i takon strukturës dhe marrëdhënieve në mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe FARK-ut.

“Dëshmitari ka shërbyer në Zonën Operative të Dukagjinit nga mesi i vitit 1998 dhe jep informacion sa i takon strukturës dhe marrëdhënies ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, FARK. FARK-u dhe njësitet e caktuara në dhe përreth Zonës Operative të Dukagjinit kanë respektuar vetëm autoritetin e Republikës së Qeverisë së Kosovës që është njohur ndryshe edhe si Qeveria në ekzil. Në takimet ndërmjet FARK-ut dhe anëtarëve të UÇK-së, rreth gushtit 1998 dhe fillimit të shtatorit 1998, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke përfshirë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Bislim Zyrapin dhe Lah Ibrahimajn kanë vendosur autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së mbi forcat e Zonës Operative të Dukagjinit”, tha prokurori gjatë leximit të përmbledhjes për këtë dëshmitar.

Sipas asaj çka lexoi prokurori, dëshmitari kishte thënë se Thaçi ishte personi më i lartë në UÇK gjatë kësaj periudhe kohore.

“Sipas dëshmitarit, Thaçi ishte nëpunësi dhe personi më i lartë i UÇK-së në këto takime. Dëshmitari po ashtu jep informacion sa i takon strukturës së organizimit të njësive të caktuara të UÇK-së dhe FARK-ut në Shqipëri në fund të vitit 1998 dhe 1999. Rreth marsit 1999, dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet që është nxjerrë nga Azem Syla dhe Jakup Krasniqi në një bazë të caktuar në Shqipëri”, tha prokurori.

Sipas tij, ky dokument tregon autoritetin ekskluziv që kishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në raport me atë të Qeverisë në ekzil.

“Dokumenti parashikon dhe tregon autoritetin ekskluziv të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mohon autoritetin e Qeverisë në ekzil. Dëshmitari jep informacion rreth trajtimit të UÇK-së të personave oponent të perceptuar prej saj si të tillë përfshirë këtu edhe anëtarë të FARK-ut dhe bashkëpunëtor të pretenduar në Zonën Operative të Dukagjinit e vende të caktuara në Shqipëri”, tha tutje prokurori Quick.

Me kërkesën e ZPS-së, deklaratat e këtij dëshmitari të dhëna më herët së bashku me materialet përcjellëse u pranuan si prova materiale.

Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar kanë filluar që të parashtrohen në sesion privat për publikun nga prokurori Quick.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë përafërsisht 2 deri në 3 ditë. Ai tha se ZPS-ja ka paraparë 2 orë për marrjen në pyetje këtë dëshmitarë, ndërsa mbrojtja 10 deri në 11 orë.

Para se të fillojë dëshminë ky dëshmitar, trupi gjykues mori 4 urdhra me gojë e që një prej tyre u mor në seancë private për publikun.

Së pari u mor urdhër që me kërkesën e mbrojtjes së Veselit të pranohet një faqe e një materiali që iu është prezantuar dëshmitarit W0261.

Një urdhër kishte të bënte me provat e sekuestruara nga të akuzuarit. U urdhërua ZPS-ja që të identifikoj tek lista e provave materiale që tashmë janë pranuar, të identifikoj se cila prej tyre janë marrë gjatë kontrollit në shtëpinë e një prej të akuzuarve.

Kurse urdhri tjetër ngarkoi ZPS-në që të dorëzoj incizimet audiovizive të dëshmitarëve që deklaratat e tyre tashmë janë pranuar në këtë çështje gjyqësore.

Ky dëshmitar po e jep dëshminë e tij përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga 10-të pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se 4 të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Tags: DëshmitarGjykata SpecialeHaga
Postimi i mëparshëm

Koreja Veriore teston një raketë me lëndë djegëse të ngurta

Postimi tjetër

Kush janë 3 lojtarët që do konkurrojnë për çmimin “The Best FIFA 2023”?

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Kush janë 3 lojtarët që do konkurrojnë për çmimin “The Best FIFA 2023”?

Kush janë 3 lojtarët që do konkurrojnë për çmimin “The Best FIFA 2023”?

Lajmet e fundit

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu