Në vitin 2022, njerëzit në BE e vlerësuan kënaqësinë e tyre të përgjithshme nga jeta mesatarisht me 7.1 pikë në një shkallë nga 0, shumë të pakënaqur deri në 10, shumë të kënaqur.
Për 18 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, kënaqësia e përgjithshme e jetës është mbi ose e njëjtë me mesataren e BE-së.
Vlerësimi më i lartë për kënaqësinë nga jeta ishte në Austri 7.9, Finlandë, Poloni dhe Rumani 7.7 secila, Belgjikë dhe Holandë të 2-ja 7.6, dhe më e ulëta në Bullgari 5.6, Gjermani 6.5 dhe Greqi 6.7.
Në të gjitha vendet përveç Bullgarisë, rezultatet mesatare të kënaqësisë nga jeta ishin mbi 6, që do të thotë se shumica e njerëzve në BE thanë se ishin të kënaqur dhe jo të pakënaqur, raporton ec.europa.eu
Kënaqësia me jetën mund të ndikohet nga shumë faktorë si mosha, niveli i arsimimit, situata familjare dhe financiare, si dhe shumëllojshmëria e përvojave, zgjedhjeve, prioriteteve dhe vlerave të individit, shkruan Abcnews.al.
Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve evropianë është mbledhur brenda statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, EU-SILC.