Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka folur lidhur me vendimin e disa komunave që nuk u falën qytetarëve tatimin në pronë.
Shatri ka kritikuar komunat. Ai thotë se ato nuk shprehen gatishmëri më ju ndihmu qytetarëve.
“Kjo për faljen e tatimit në pronë nga komunat është situatë e ndërlikuar. Shumica e komunave u ka pëlqyer të kenë më shumë të hyra dhe nuk e kanë falë tatimin në pronë dhe nuk e kanë ulë koeficientin e kanë lënë ashtu siç ka qenë”, tha Shatri.
Sipas Shatrit ani pse vendimi i Ministrisë të Financave ishte jo profesional, komunat është dashur të pranojnë.
“Mirë ka qenë që komunat me marr vendim ashtu siç ka qenë propozimi për vitin 2023 me kthy vendimin e 2022 ose me falë 100 euron ashtu siç e propozoi MF edhe pse s’ka qenë në mënyrë profesionale. Komunat nuk shprehen gatishmëri me ju ndihmu qytetarëve ju ka konvenuar me marr të hyra më shumë nga tatimi në pronë”, deklaroi Shatri tha për Front Online.
Se a do të merr ndonjë veprim Ministria e Financave për komunat që nuk e falën tatimin në pronë.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim me 22 nëntor që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.