Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim, pritet në takim nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përcjell InLajmi.
Lajçak thekson se diskutuan për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Tutje ai shton se u dakorduan me Bislimin që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent.
Postimi i plotë i tij:
Përpara Davos, takova DPM-në e parë Besnik Bislimin diskutuam për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent./InLajmi/