Ka humbur jetën një person si pasojë e një aksidenti në në magjistralen Klinë-Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël, përcjell InLajmi.
Në aksident janë përfshirë 2 automjete, një veturë dhe një kamion.
Rastin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka tha Gashi. /InLajmi/