Shqipëria është goditur nga një termet pas mesante, lëkundje të forta u ndjenë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, raporton InLajmi.
Sipas të dhënave fillestare, tërmeti me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës.
Sipas Informatave të para lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan e Vlorë. Thellësia ishte 10 km.
Deri më tani nuk raportohet nëse ka dëme materiale nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda. /InLajmi/