Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prenzanton projektin e sheshit ‘’Xhorxh Bush’’ ku dhe bënë të ditur se do të ketë më shumë hapsirë publike e gjelbërim për qytetarët përcjell InLajmi.
Rama thekson se Bulevardi i Kryeqytetit, do të shndërrohet në një hapësirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, me shumë gjelbërim dhe ajër të pastër.
Kreu i Prishtinës po ashtu tregon se sheshi do të jetë përplot jetë dhe ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat.
Ai tutje shton se muri te pjesa e Katedrales ka propozuar që të hapet në mënyrë që të mos t’i shohim monumentet të rrethuara dhe të mos jenë të cenueshme për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
PROJEKTI “XHORXH BUSH” – MË SHUMË HAPËSIRË PUBLIKE E GJELBËRIM PËR QYTETARËT!
Bulevardi i Kryeqytetit, do të shndërrohet në një hapësirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, me shumë gjelbërim dhe ajër të pastër. Duke qenë i tillë, projekti do të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm. Me materiale të qëndrueshme e gjelbërim, sheshi do t’i mundësojë Prishtinës të merr frymë dhe do të stimulojë njerëzit të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit.
Bulevardi do të jetë përplot jetë dhe ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat. Gjithashtu do të ketë hapësirë për artistët që të krijojnë një Prishtinë të transformueshme. Pjesa e Katedrales, për momentin është e rrethuar me një mur të vogël dhe ne kemi propozuar që të hapet dhe të jetë e qasshme për të gjithë, në mënyrë që të mos t’i shohim këto monumente të rrethuara dhe të mos jenë të cenueshme për qytetarët./InLajmi/