Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando, përcjell InLajmi.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura janë sforcuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Tutje ai shton se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
Postimi i plotë i tij:
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë sapo përfunduan stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.
Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës.
Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!/InLajmi/