• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 18 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 13 Janar ndër vite?

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
13 January 2024
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur më 13 Janar ndër vite?
0
SHPERNDARJE
49
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

13 Janar 1941-Vdes shkrimtari i njohur irlandez James Joyce

James Joyce, i konsideruar gjerësisht si shkrimtari më i madh i Irlandës, vdes në Zyrih të Zvicrës, në moshën 58-vjeçare. Një ndër shkrimtarët më të shkëlqyer dhe më të guximshëm të shekullit XX-të, kryevepra e Joyce “Uliksi” renditet ndër më të mëdhatë e shkruara ndonjëherë në gjuhën angleze.

I lindur në Dublin më 1882, Joyce u rrit në një mjedis të varfër, teksa u arsimua në shkollat ​​e jezuitëve dhe në Kolegjin Universitar të Dublinit. Ai shkroi poezi, dhe pjesë të shkurtra në prozë që ai i quajti “epifani”, një term të cilin e përdori për të përshkruar zbulimin e papritur të natyrës së vërtetë të një personi apo sendi.

Në vitin 1902, ai shkoi në Paris, por u rrikthye në Dublin vitin e ardhshëm kur nëna e tij

u sëmur. Atje ai filloi të shkruante heroin eksperimental “Stefan”, një vepër kryesisht autobiografike. Në vitin 1904, Joyce u largua nga Irlanda me parneren e tij Nora Barnacle dhe jetoi përkohësisht në Poloni, Austro-Hungari, Trieste dhe Romë të Italisë, ku pati 2 fëmijë.

Ai e kalonte kohën e tij të lirë duke shkruar dhe rishkruar disa tregime të tjera, që do të botohen në përmbledhjen e ardhshme me tregime “Dublinasit” (1914). Gjatë kësaj kohe, ripërpunoi tërësisht “Heroi Stefan” dhe e riquajti romanin “Portret i artistit djalosh”. Me hyrjen e Italisë në Luftën e Parë Botërore, zhvendoset në Zyrih të Zvicrës me familjen e tij.

I përballur me vështirësi të mëdha financiare, ai gjeti mbështetje financiare tek Edith Rockefeller Mccormick dhe Harriet Shaw Weaver, redaktore e revistës “Egoist”. Në 1916, Weaver botoi “Portreti i artistit djalosh”, që u prit me shumë entuziazëm. Shumë shpejt, “American Little Review” filloi të botojë pjesë nga “Uliksi”, një roman që Joyce e kishte nisur që në vitin 1915. Vepra me përmbajtje seksuale u ndalua në Shtetet e Bashkuara në 1920, pas publikimit të pjesëve të para.

Dy vjet më vonë, Sylvia Beach, një botuese në Paris, e botoi vepren të plotë. “Uliksi” i solli Joyce famën ndërkombëtare, duke patur një ndikim i menjëhershëm mbi romancierët në mbarë botën. Ngjarjet e romanit, zhvillohen në Dublin në një ditë të vetme, por krahasohet me epikën 10-vjeçare të përshkruar në Odisenë e Homerit.

Edhe pse e ngjyrosur me aluzione të shumta, forca shprehëse e “Uluksit” nuk mbështetet tek kompleksiteti i saj intelektual, por në thellësinë e karakterizimit, gjerësinë e humorit dhe kremtimin e përgjithshëm të jetës. Joyce shpenzoi më shumë se 17 vjet në veprën e tij të fundit, botuar në vitin 1939, “Zgjimi i Fineganëve”.

Me veprën e tij më e vështirë, Joyce e çoi eksperimentimin e tij letrar në pikën më të largët,

duke përdorur fjalë nga gjuhë të ndryshme, për të mishëruar një teori ciklike të ekzistencës njerëzore.

Për shkak se për shumë njerëz është shumë i vështirë dhe i paarritshëm për t’u kuptuar, “Zgjimi i Fineganëve”, nuk është aq popullor sa veprat e tij të mëparshme. Joyce jetoi në Paris nga viti 1920 deri në vitin 1940, por u rikthye në Zyrih pasi Franca u pushtua nga Gjermani. Përveç 3 veprave të tij të mëdha, ai gjithashtu botoi disa përmbledhje me poezi.

13 Janar 1128 – Papa njeh urdhrin e Kalorësve Templarë

Papa Honorius II, firmos një dekret papnor me anë të të cilit i njeh Kalorësit Templarë si një ushtri të Perëndisë. Të udhëhequr nga francezi Hughes de Payens, organizata e Kalorësve Templarë u themelua në vitin 1118. Misioni i saj i vetë-vendosur, ishte të mbronte pelegrinët e krishterë në rrugën e tyre drejt Tokës së Shenjtë gjatë Kryqëzatave, një seri ekspeditash ushtarake që synonin mposhtjen e myslimanëve në Palestinë, dhe çlirimin e Jeruzalemi.

Për një farë kohe, Templarët kishin vetëm 9 anëtarë, kryesisht për shkak të rregullave të tyre të ngurta. Përveç origjinës fisnike, kalorësve u kërkohej të ishin asketë, të bindur dhe të pastër moralisht.

Në vitin 1127, përpjekjet e reja promovuese bënë që shumë fisnikë të tjerë t’i bashkoheshin këtij urdhri, duke e rritur gradualisht madhësinë dhe ndikimin e tyre. Në kohën kur kryqëzatat përfunduan pa sukses në fillim të shekullit të XIV-të, urdhri ishte bërë tejet i fuqishëm dhe i pasur, duke provokuar xhelozinë e fuqive fetare dhe shekullare.

Në vitin 1307, Mbreti Filipi IV i Francës dhe Papa Klementi V u bashkuan për të rrëzuar Kalorësit Templarë, duke arrestuar mjeshtrin e madh, Zhak de Molej, me akuzat e herezisë, sakrilegjit dhe satanizmit. Nën tortura, Molej dhe Templarët kryesorë rrëfyen mëkatet e tyre, dhe më pas u dogjën në turrën e druve.

Klementi e shpërndau urdhrin në vitin 1312. Në kohët moderne, Kisha Katolike ka pranuar se persekutimi i Kalorësve Templarë ishte i pajustifikuar, duke pohuar se Papa Klementi ndodhej asokohe nën presionin e sundimtarëve laikë për të shpërndarë urdhrin.

Përgjatë shekujve, mitet dhe legjendat rreth Templarë janë shtuar, duke përfshirë besimin se ata mund të kenë zbuluar reliket e shenjta në Tempullin e Malit, duke përfshirë Kupën e Shenjtë, Arkën e Besëlidhjes apo pjesë të kryqit nga kryqëzimi i Jezu Krishtit. Sekretet e imagjinuara të Templarëve, kanë frymëzuar libra dhe filma të ndryshëm, duke përfshirë romanin dhe filmin “Kodi i Da Vinçit”.

13 Janar 1953- Stalini pretendon se mjekët po komplotojnë vrasjen e tij

Pak para se të vdiste më 5 mars 1953, diktatori sovjetik Josif Stalin akuzoi 9 mjekë, 6 prej tyre hebrenj, se kishin planfikuar helmimin dhe vrasjen e udhëheqjes sovjetike. Burrat e pafajshëm u arrestuan, dhe sipas porosive personale të Stalinit, u torturuan për të marrë rrëfime. Rrihini, rrihini, dhe rrihini përsëri”- i urdhëroi Stalini hetuesit.

Mjekët e pafat, mund të përshkruhen gjithësesi më fatlumë sesa 18 milionë viktimat e Stalinit. Diktatori vdiq disa ditë, përpara se të niste gjyqi ndaj tyre. Një muaj më vonë, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste “Pravda”, njoftoi se mjekët qenë të pafajshëm, dhe se ishin liruar nga burgu. Më vonë u bë e ditur se pas gjyqit ndaj mjekëve, Stalini synonte të organizonte masakra në të gjithë vendin.

13 Janar 1910 – Ndodh transmetimi i parë publik radiofonik, një shfaqje e drejtpërdrejtë e operave “Cavalleria Rusticana dhe “Pagliacci” transmetohen direkt nga Metropolitan Opera House në Nju Jork.

13 Janar 1915 – Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet provincën e L’Aquila në Itali , duke shkaktuar mbi 30 mijë të vdekur.

13 Janar 1966 – Robert C. Weaver bëhet anëtari i parë i afro-amerikan i qeverisë së SHBA, kur emërohet Sekretar për Strehimin dhe Zhvillimin Urban.

13 Janar 1985 – Një tren pasagjerësh bie në një lumë në Etiopi, duke vrarë 428 persona, në fatkeqësinë më të rëndë hekurudhore në Afrikë.

13 Janar 1991 – Trupat e Bashkimit Sovjetik, sulmojnë mbështetësit e pavarësisë së Lituanisë në Vilnius, duke vrarë 14 vetë dhe plagosur rreth 1000 të tjerë.

 

Tags: AfrikëSekretarSHBA
Postimi i mëparshëm

Kek me të bardhat e vezëve dhe kafe

Postimi tjetër

Rama prezanton planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 gusht ndër vite?

26 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 gusht ndër vite?

21 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 gusht ndër vite?

19 August 2025
Postimi tjetër
Rama prezanton planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”

Rama prezanton planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

16 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

16 September 2025
Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

16 September 2025
Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

16 September 2025
Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu