Sot janë bërë 25 vite nga vdekja e aktorit të njohur Shani Pallaska.
Ai ishte aktor pioner i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928 dhe vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Në përkujtim të jetës dhe veprës së tij sjell një fotografi e rrallë në të cilën janë : Shani Pallaska , Katarina Josipi, Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena, shkruan Kult Plus.

Të 4 këta aktorë lanë gjurmët e tyre të paharrueshme në skenën e Teatrit shqiptar.