• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

SHBA: Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
12 January 2024
në Bota
0 0
0
SHBA: Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins
0
SHPERNDARJE
72
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tregtimi i Bitcoin do të lehtësohet. Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës në SHBA, SEC lejon tani, që monedha digjitale të tregtohet direkt edhe në bursë përmes të ashtuquajturve ETF (exchange traded fund).

Tifozët e Bitcoinit prej javësh e prisnin këtë vendim, plot emocion dhe duke e nxitur kursin e këmbimit drejt rritjes së mëtejshme. Tashmë është zyrtarizuar: Në SHBA mund të ofrohen të ashtuquajturit Bitcoin-Spot-ETFs. “Në këtë mënyrë tani Bitcoin do të ambalazhohet si një letër klasike me vlerë”, thotë Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management. Vendimi i jep më shumë besueshmëri Bitcoinsit: “Ky është një sinjal me efekt të fortë. Bitcoin ka qenë gjithmonë në fokus të kritikave. Me vendimin e marrë për tregtimin në bursë tashmë do shuhen edhe aspekte të ndryshme të kritikave”, i tha Sandner DW-së.

Disa administrues të pasurive që nga viti 2013 kanë aplikuar për miratimin e ETF-ve të Bitcoin. Mbikqyrja e Bursës (SEC) në SHBA deri vonë e refuzonte këtë duke argumentuar, se produktet janë të prirura për manipulime në treg. Kësaj i shtohet edhe fakti, që shumë shohin tek kriptomonedhat mundësitë për devijimin e sanksioneve apo për pastrimin e parave nga burime kriminale.

ETF lehtëson blerjen e Bitcoin

Me lejimin e një Bitcoin-ETF lehtësohet tregtimi me kriptomonedhat në SHBA. Me Exchange-Traded-Fund,ETF “fondet e tregtuara në bursë” rikrijohen indekset e aksioneve si p.sh. Indenksi Gjerman i Aksioneve, DAX. Në këtë mënyrë ofruesit blejnë fonde, në këtë rast Bitcoin. Investitorët tani përmes kuotave në të tilla fonde mund të përfitojnë nga rritja e çmimit ose jo. “Spoti” në Bitcoin-Spot-ETFs do të thotë, që kemi të bëjmë me vlerën aktuale të mallit.

Flamujt e SHBA në selinë e Bursës së Nju Jorkut në Wall StreetFlamujt e SHBA në selinë e Bursës së Nju Jorkut në Wall Street

Deri tani në SHBA Bitcoins mund të tregtoheshin, por vetëm në llogari speciale për kriptobursat ose privat nga të ashtuquajturat Wallets. Me blerjen përmes kriptobursave Bitcoins ndodhen tek partneri përkatës tregtar. Nëse këta hakeroen gjë që ka ndodhur herë pas here humbasin edhe Bitcions. Ruajtja më e sigurt në Wallets privat është shumë më e ndërlikuar dhe presupozon dijeni gjithnjë e më të sofistikuara teknike.

Me një ETF-Bitcoin depozitat normale të aksioneve do të kishin akses ndaj tregtisë me Bitcion, pa qenë e nevojshme një llogari e posaçme tek një kripto-broker, shpjegon Jochen Stanzl nga Broker CMC Markets. “Shumë shpresojnë, që me blerjet në Wall Street do të rritet afatgjatë kërkesa për Bitcoins.”

Sipas ekspertit të Blockchain Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management një Bitcoin-ETF e thjeshton blerjen në radhë të parë për administruesit e fondeve dhe konsulentët e pasurive, që do të mund ta përfshijnë më lehtë Bitcionsin në paketat e ofertave të tyre.

Në Europë dhe në Zvicër ndërkohë ofrohen produkte të tilla. Në SHBA kjo është e re. “Tregu amerikan i kapitalit ka një efekt të rëndësishëm dhe të madh rrezatues”, thotë Sandner.

Eksperti Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance – me syze, xhaketë blu dhe këmishë të bardhë me vija bluEksperti Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance – me syze, xhaketë blu dhe këmishë të bardhë me vija blu

Ao do të rritet tani çmimi i Bitcoins?

Ekspertët mendojnë, se së fundi pritja për dritën e gjelbër nga Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës në SHBA mund të ketë reflektuar në kursin e Bitcoins, vlera e së cilës është rritur muajt e fundit. Megjithatë analistët mendojnë, se në këtë sektor do të rrjedhë dukshëm më shumë para. Banka britanike Standard Chartered parashikon që Bitcoin-ETFs vetëm këtë vit mund të tërheqë 50 deri në 100 milionë dollarë para nga depozituesit. Kjo mund ta rriste deri në 100.000 dollarë kursin e Bitcoins. Por të tjerë analistë në të kundërt mendojnë, se për një periudhë kohore prej pesë vjetësh qarkullimi mund të jetë në rreth 55 miliard dollarë.

Viti 2024 sidoqoftë ka nisur mirë për tifozët e Bitcoins. Edhe Philipp Sandner është i bindur, që lejimi i ETF është një hap i madh drejt pranimit të monedhës digjitale.

“Edhe më e rëndësishme do të jetë, nëse një bankë qendrore do të blejë Bitcoins.”

Por për Bitcoins asnjëherë nuk ka pasur siguri. Disa herë kursi është rritur brenda një kohe të shkurtër dhe ka rënë sërish furishëm. Shumë depozitues kanë humbur mjaft para. Për një investim në Bitcoins kushdo duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për riskun.

Tags: BitcoinSHBAZvicra
Postimi i mëparshëm

Testimi, SBASHK: Është nënçmim për punën e mësimdhënësve

Postimi tjetër

Piramida e Tiranës nga CNN shpallet ndër projektet më të mira arkitekturore të vitit

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Piramida e Tiranës nga CNN shpallet ndër projektet më të mira arkitekturore të vitit

Piramida e Tiranës nga CNN shpallet ndër projektet më të mira arkitekturore të vitit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu