Kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës, Memli Krasniqi,takohet me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon diskutojnë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë përcjell InLajmi.
Krasniqi falënderon Raportuesen von Cramon për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian në përgjithësi, por edhe ajo veçanërisht, i ka dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kreu i PDK-së kërkon nga Cramon që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës.
Raportuesen von Cramon e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian në përgjithësi, por edhe ajo veçanërisht, i ka dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Nga raportuesja von Cramon kërkova që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen padrejtësisht si pasojë e papërgjegjësisë politike të një Qeverie të paaftë./InLajmi/