Në zgjedhjet e fundit në nivel lokal në Shtetet e Bashkuara, disa shqiptarë u zgjodhën në pozita publike.
Njëri nga ta është Vedat Gashi, shqiptaro-amerikan nga Kosova, që u bë anëtari i parë i këshillit bashkiak në Uestçester të Nju Jorkut me origjinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, që u mbajt të enjten mbrëma nën drejtiminn e ish Presidentit amerikan Bill Clinton dhe me pjesëmarrje të ish Sekretares amerikane të Shtetit Hilary Clinton, zoti Gashi ndau momente nga hapat e parë si refugjat 4 vjeçar në Amerikë deri te momenti i betimit për t’i shërbyer votuesve të tij në bashki.
Në një intervistë zoti Gashi thotë se rrugëtimi i tij nga një refugjat nga Kosova në një pozitë vendimmarrëse në Shtetet e Bashkuara, është dëshmi e fuqisë së demokracisë amerikane, shkruan voa.
Vedat Gashi tha se është një moment jashtëzakonisht i fuqishëm, të kalosh nga një gjendja e një refugjati, në një pozitë me pushtet. Mendoj se kjo është forca e Amerikës, fuqia e demokracisë tonë, faktit që përmes shkollimit, përmes punës së pandalur, mund të shndërrohesh nga një individ i pafuqishëm në një udhëheqës të fuqizuar. Rizgjedhja si anëtar i bashkisë dhe pastaj zgjedhja në pozitën e kryesuesit të bordit të anëtarëve të bashkisë është një nder i jashtëzakonshëm.