• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Izraeli përballet me drejtësinë në GJND kundër akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
12 January 2024
në Bota
0 0
0
Izraeli përballet me drejtësinë në GJND kundër akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

I akuzuar për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve, Izraeli mbrojti luftën e tij në Gazë në paraqitjen para gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara të premten, një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu i hodhi poshtë akuzat për gjenocid.

Izraeli, i cili u themelua pas Holokaustit, ka mohuar fuqimisht akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut në një nga rastet më të mëdha që janë paraqitur ndonjëherë përpara një gjykate ndërkombëtare. Rasti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka shkaktuar protesta para gjykatës, nga të 2 palët.

Avokatët e Afrikës së Jugut i kërkuan gjykatës të enjten të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake izraelite në territorin rrethuar, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Një vendim për këtë kërkesë ndoshta do të marrë javë, megjithëse çështja e plotë ka të ngjarë të zgjasë disa vjet.

“Ne jetojmë në një kohë kur fjalët janë të lira, në një epokë të mediave sociale dhe politikave të identitetit. Përpjekja për të kërkuar termin më të egër dhe për të fyer është bërë, për shumë, e papërmbajtshme”, tha këshilltari ligjor izraelit, Tal Becker në sallën e mbushur të gjykatës botërore në Hagë.

Ai shtoi se Afrika e Jugut “ka paraqitur para gjykatës një pamje thellësisht të shtrembëruar. Tërësia e çështjes së saj varet nga një përshkrim i dekontekstualizuar dhe manipulues i realitetit të armiqësive aktuale”.

Në deklaratën e tij hyrëse të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Becker kërkoi pushimin e çështjes, duke e quajtur atë “një shpifje”.

Ai i tha gjykatës se Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, filloi dhunën me sulmin e tij të befasishëm të 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa në gjykatë shfaqi pamjet e njerëzve të vrarë.

Ai i tregoi gjykatës, gjithashtu, videon e zyrtarit të Hamasit, Ghazi Hamad, i cili zotohej të vazhdonte sulmet me qëllim të asgjësimit të Izraelit.

“Nëse ekziston një kërcënim për civilët palestinezë të Gazës, ai rrjedh kryesisht nga fakti se ata kanë jetuar nën kontrollin e një organizate terroriste gjenocidale që ka shpërfillje totale për jetën dhe mirëqenien e tyre”, tha Becker.

Seanca në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) lidhur me akuzat e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë, Hagë 11 janar 2024.

Në ditën e 2-të të seancës dëgjimore në Hagë, Izraeli argumentoi se ofensiva e tij në Gazë është vetëmbrojtje legjitime dhe jo gjenocid.

Avokati Malcolm Shaw mbrojti Izraelin nga akuza për gjenocid duke thënë se ofensiva e ashpër e Izraelit në Gaza ishte një përdorim legjitim i forcës së armatosur për vetëmbrojtje.

Shaw, i 2-ti nga 6 anëtarët e ekipit ligjor izraelit që foli, tha se numri i lartë i vdekjeve nuk përbën gjenocid.

Ai tha se “gjenocidi i vërtetë” ndodhi kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz.

Izraeli shpesh bojkoton gjykatat ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se ato janë të padrejta dhe të njëanshme. Por, për të treguar se sa seriozisht e konsiderojnë rastin, udhëheqësit izraelitë kanë ndërmarrë hapin e rrallë të dërgimit të një ekipi ligjor të nivelit të lartë.

Në qendër të këtij rasti janë veprimet e Izraelit në Gaza, ku filloi një sulm masiv ajror dhe tokësor pasi militantët e Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Ata gjithashtu rrëmbyen rreth 250 persona, më shumë se gjysma prej të cilëve ende mbahen peng.

Më shumë se 23.000 njerëz në Gaza janë vrarë gjatë luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Gati 85 për qind e banorëve të Gazës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, një e katërta e banorëve të territorit përballen me urinë dhe pjesa më e madhe e Gazës veriore është kthyer në gërmadha.

Afrika e Jugut thotë se kjo përbën gjenocid dhe është pjesë shtypjes izraelite, me dekada, ndaj palestinezëve.

“Shkalla e shkatërrimit në Gaza, shënjestrimi i shtëpive familjare dhe civilëve, lufta si luftë kundër fëmijëve – të gjitha e bëjnë të qartë se qëllimi gjenocidal është kuptuar dhe është vënë në praktikë. Synimi i artikuluar është shkatërrimi i jetës palestineze”, tha avokatja Tembeka Ngcukaitobi në deklaratat e hapjes të enjten.

Netanyahu i hodhi poshtë këto argumente.

“Kjo është një botë e përmbysur shteti i Izraelit akuzohet për gjenocid ndërsa po lufton gjenocidin”, tha kryeministri të enjten në një deklaratë me video.

“Hipokrizia e Afrikës së Jugut arrin deri në qiell”, shtoi ai.

Izraeli thotë se po vepron në vetëmbrojtje legjitime.

Marrëveshjet ndërkombëtare ende i detyrojnë vendet me rregullat e luftës, edhe në rastet kur i përgjigjen një sulmi, sado serioz të jetë. Gjykata duhet të vendosë nëse operacionet e Izraelit kanë mbetur vërtet brenda këtyre kufizimeve.

Edhe pse gjetjet e gjykatës konsiderohen të detyrueshme, ishte e paqartë nëse Izraeli do të merrte parasysh ndonjë urdhër për të ndalur luftimet. Nëse nuk e bën këtë, mund të përballet me sanksione të OKB-së, megjithëse ato mund të bllokohen nga një veto e Shteteve të Bashkuara aleati i vendosur i Izraelit, shkruan REL.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë se si mund të përgjigjet nëse gjykata vendos se Izraeli ka kryer gjenocid. Por zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i quajti akuzat “të pabaza”.

Tags: GazaGJNDIzraeli
Postimi i mëparshëm

Crow e Dugolli flasin për shmangien e ndikimeve malinje në Ballkanin Perëndimor

Postimi tjetër

Më i miri në letërsinë shqipe, shkrimtari Fatos Kongoli 80 vite jetë

Të ngjajshme Postime

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati
Bota

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?
Bota

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve
Bota

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy
Bota

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë
Bota

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

17 December 2025
Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk
Bota

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk

16 December 2025
Postimi tjetër
Më i miri në letërsinë shqipe, shkrimtari Fatos Kongoli 80 vite jetë

Më i miri në letërsinë shqipe, shkrimtari Fatos Kongoli 80 vite jetë

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu