Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, premtoi se Irlanda do ta përkrah Republikën e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit, raporton InLajmi.
Ai gjithashtu premtoi mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Varadkar ka thënë se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një takim konstruktiv dhe se temë diskutimi përveq tjerash ishte edhe thellimi i marrëdhënieve mes 2 vendeve
Kryeministri irlandez, u shpreh se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se për këtë do ta ketë mbështetjen e plotë.
“Unë do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të nis procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar edhe politikat e sigurisë me ato të BE-së që është shumë me rëndësi”, tha ai.
Edhe kryeministri irlandez nuk mundi të anashkalonte ështjen e dialogut, ndërsa theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejmë.
Ai theksoi është më rendësi që ky stabilitet të konsolidohet këtë vit.
Varadkar ka thënë se masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, por tha ai edhe Asociacioni duhet të bëhet dhe se nuk duhet të ketë mikroshtet brenda Kosovës./InLajmi/




















