Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar është shprehur se vizita e kryediplomatit irlandez konfirmon gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes 2 vendeve, përcjell InLajmi.
Ajo falënderon shtetin irlandez për miqësinë dhe mbështetjen e qëndrueshme të Kosovës.
“E lumtur ta mirëpres Leo Varadkar dhe ta falënderoj për miqësinë dhe mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për Kosovën. Kjo vizitë rikonfirmoi gatishmërinë e të 2 vendeve tona për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe për të eksploruar rrugë të reja për bashkëpunim më të fortë”,është shprehur presidentja Osmani.