Atalanta ka rezultuar një pengesë e pakalueshme për Milanin, duke e mposhtur këtë të fundit me përmbysje.
Bergmamaskët ia dolën të kualifikohen në transfertë, ndërsa në fazën tjetër i pret Fiorentina. Përballja e luajtur në San Siro nisi mirë për të besuarit e Piolit që gjetën avantazhin me Leaon, por ekipi nga Bergamo do të barazonte me Koopmeiners.
Në fraksionin e 2-të, kur pritej që Milani të lehtësonte situatën, u shfaq dhe një herë Atalanta, që pëmbysi rezultatin me një gol po të mesfushorit holandez.
Një penallti, e cila u kontestua tepër dhe shkaktoi polemika dhe në media. Në limitet e shtesës, Milani pretendoi po ashtu për një penallti e cila nuk u akordua nga gjyqtari, por i dha fund sfidës, duke kualifikuar kështu ekipin bergamask.
Më herë u luajt derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës. Lacialët fituan me një gol me penallti të shënuar nga Zaccagni, teksa nuk munguan përplasjet. 3 kartona të kuq u akorduan 2 për romanët dhe një për Lazion e Sarrit.
Pedro u ndëshkua i pari, për t’i lënë vendin dyshes Azmoun-Mancini, shkruan euronews.al.
Në fazën tjetër, Lazio do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Frosinone. Bardhezinjtë zbresin në fushë në mbrëmje, ndërsa cilësohen favoritë për të fituar.