Partia Demokratike ka reaguar ka reaguar lidhur deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes 2-ditore të qeverisë në Shëngjin.
Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha në një deklaratë për mediat se Edi Rama sillet si pronar i Shqipërisë, ndërsa çdo ditë shqiptarët marrin rrugët e emigrimit.
“Edi Rama ka hyrë në historinë e Shqipërisë si njeriu që kriminalizoi shtetin, prandaj për të, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Pas humorit dhe batutës së Ramës, fshihet frika nga drejtësia, që po ngushton lakun dhe, herët a vonë, do t’i shkojë çështjes së inceneratorëve dhe aferave të tjera korruptive deri në fund. Edi Ramën nuk e shpëton dot më as aleati i tij i kullave, as propaganda që i bëhet nga mediat që paguan me paratë e krimit dhe korrupsionit qe i ushqen”, tha Karabina.