Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar shtetin e Irlandës për mbështetjen e Kosovës në shumë fusha me theks në ruajtjen sigurinë e vendit, ndërsa i ka kërkuar homologut të tij irlandez Leo Varadkar mbështetje për statusin kandidat në Bashkimin Evropian, raporton InLajmi.
Shefi i ekzekutivit u shpreh tutje se Kosova dhe Irlanda kanë ngjashmëri të mëdha mes vete dhe se të 2-ja shtetet kanë aspirata të njëjta.
Kurti gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, deklaroi se Kosova e ka si frymëzim zhvillimin e shtetit të Irlandës.
“Në një kohë kur demokracia rrezikohet, Irlanda është një shembull nga vendet që luftojnë për t’i mbrojtur ato ideale. Zhvillimi ekonomik dhe progresi social e ka bërë Irlandën frymëzim i shumë shteteve. Irlanda është frymëzuese për ne sepse me ta kemi ngjashmëri që i ndajmë, si nga pikëpamja shoqërore, shquhemi për mikpritjen pavarësisht vështirësive. Te 2 vendet kanë miqësi me SHBA-të. Te 2 vendet tona janë të orientuara ka rritja thelbësorë dhe progresi social. Irlanda është mbështetëse e Kosovës si në Këshill të Evropës, si dhe për anëtarësim në BE për çka kërkuam mbështetjen për statusin kandidat. Shteti dhe populli jonë janë gjithnjë falënderues dhe mirënjohës. Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për marrëdhënie dy paleshe”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i vendit theksoi se pritjet e tij janë që në të ardhmen të thellojnë miqësinë me Irlandën.
“Ne presim që të thellojmë miqësinë mes 2 vendeve tona dhe të mësojmë më shumë nga përvojat e sukseset e Irlandës. Irlanda është mbështetëse e Këshillit të Evropës dhe në anëtarësimin tonë në BE, për çka kërkuam mbështetje për statusin kandidat. Irlanda poashtu ka dhënë kontribut të hershëm që e vazhdon edhe sot përmes misionit të KFOR-it. Populli i Kosovës është gjithnjë falënderues”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri irlandez do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani./InLajmi/

















