Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, në 40 vjetorin e rënies bashkë me kolegët e tij bëri homazhe tek varrezat e dëshmorërve në Gjilan, nderim të heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, përcjell InLajmi.
Ndërsa bëri homazhe e vuri lule tek varret e dëshmorëve Malaj e Berisha, Haradinaj u shpreh se këto 2 figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë
Ai më pas vizitoi kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ndërsa është shprehur i impresionuar me energjinë e vitalitetin e ushtrisë sonë,
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizituam familjet e tyre në 40-vjetorin e rënies heroike.
Kodra e Trimave në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificë të Rexhës e Nuhiut. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.
Këto dy figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera e të shumta, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë. Emrat e tyre si dhe jeta e vepra e tyre, është pasuri për historinë tonë të lavdishme!
Gjithashtu vizituam kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ku u njoftuam me punën dhe të arriturat e ushtrisë sonë.
Të impresionuar, me energjinë e vitalitetin që posedon ushtria jonë! Të motivuar nga trimëria dhe guximi i heronjve si; Nuhiu e Rexhepi dhe e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /InLajmi/