Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ceremoni shtetërore ka pritur kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për një vizitë 2 ditore në Kosovë, raporton InLajmi.
Pas ekzekutimit të hymnit të të 2-ja vendeve, kryeminstrat parakaluan përgjatë trupave të FSK-së të cilët nderuan shefat e 2 shteteve.
Më pas 2 kryeministrat pastaj do të mbajnë një takim dypalësh.
Ndërkohë pritet që kryeministrat të mbajnë edhe një konferencë për media në ora 10:30.Ndërsa në orën 11:00, kryeministri Varadkar do të zhvilloj takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani./InLajmi/