Arijon Ibrahimoviq, futbollisti kosovar po bën paraqitje fantastike me skuadrën e Frosinone në Serie A.
Mesfushori duket se paska rënë në sytë e klubeve si, AC Milan dhe Sportingu i Lisbonës.
Gazetari gjerman, Florian Plettenberg shkruan se skuadra italiane është duke kërkuar blerjen e lojtarit dhe vlera e këtij transferimi pritet të jetë 3.5 milionë euro.
Nëse Bayern Munich dëshiron ta rikthej në skuadër pas blerjes, atëherë opsioni është për 11 milionë euro, shkruan Indeksonline.
Ibrahimoviq ka zhvilluar 12 paraqitje me Frosinonen në Serie A dhe në Kupën e Italisë, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 2 asiste.