Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni vizitojn familjen Mala e Berisha edhe këtë vit duke u shprehur se po qëndrojnë në familjet e 2 heronjve, përcjell InLajmi.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni thekson se Flaka e Janarit na bashkon për çdo vit, ndërsa kujtimi e inspirimi për të rënët e lirisë bëhet edhe më i fortë, dhe si i tillë do të mbetet përjetësisht.
‘’Lavdi jetës dhe veprës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës’’, shton ai.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e MKRS Hajrullah Çeku, si vazhdimësi e vizitave në familjen Mala e Berisha edhe këtë vit, qëndruam në familjet e 2 heronjve tanë.
Në 40 vjetorin e rënjes së tyre, bashkë me familjarët e veprimtarët u kujtuan kohëra nga jeta dhe veprimtaria e tyre.
Flaka e Janarit na bashkon për çdo vit, ndërsa kujtimi e inspirimi për të rënët e lirisë bëhet edhe më i fortë, dhe si i tillë do të mbetet përjetësisht!
Lavdi jetës dhe veprës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës! /InLajmi/