Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed Bin Zayed, për pranimin e propozimin e saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell InLajmi.
Osmani tha se marrëveshja e arritur gjatë takimit në muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, dhe ka hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis 2 vendeve dhe qytetarëve të tyre.
Njoftimi i plotë nga Presidenca e Kosovës:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani. /InLajmi/