• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Hapet beteja ligjore në OKB për akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
11 January 2024
në Bota
0 0
0
Hapet beteja ligjore në OKB për akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një betejë ligjore nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gazë përbën gjenocid, hapet të enjten në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seancat dëgjimore pasi Afrika e Jugut u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit. Ndërsa Izraeli i mohon plotësisht akuzat për gjenocid.

Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze. Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës së Jugut në seanca dëgjimore më 11 dhe 12 janar.

Rasti, mund të zgjasë disa vjet.

Izraeli i konsideron të padrejta dhe të njëanshme gjykatat e OKB-së dhe ato ndërkombëtare. Por ai po dërgon një ekip të fortë ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të mbrojtur operacionin e tij ushtarak të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

“Unë mendoj se ata kanë ardhur sepse duan të shfajësohen dhe mendojnë se mund t’i rezistojnë me sukses akuzës për gjenocid,” tha Juliette McIntyre, një eksperte për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Australisë Jugore.

Një grua palestineze e zhvendosur nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës qëndron ulur pranë një shtëpie të rrënuar në Rafah, 27 dhjetor 2024.

Seancat dëgjimore paraprake në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë fillojnë me avokatët për Afrikën e Jugut duke u shpjeguar gjyqtarëve pse vendi ka akuzuar Izraelin për “veprime dhe mosveprime” që janë “në karakter gjenocidal” në luftën në Gazë. Seanca hapëse e së enjtes përqendrohet në kërkesën e Afrikës së Jugut që gjykata të vendosë urdhra të përkohshëm detyrues, duke përfshirë ndalimin e fushatës ushtarake të Izraelit. Një vendim mund të marrë disa javë.

Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23.200 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Rreth 2/3 e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Në sulmin e 7 tetorit militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Ata rrëmbyen rreth 250 të tjerë, gati gjysma e të cilëve janë liruar.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e hodhi poshtë rastin si “të pameritë” gjatë një vizite në Tel Aviv të martën.

“Është veçanërisht e hidhur, duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin – Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetësi i tyre Irani vazhdojnë të bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, tha ai.

Gjykata botërore, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis kombeve, nuk e ka gjykuar kurrë një vend si përgjegjës për gjenocid.

Rasti i fundit ishte në vitin 2007 kur vendosi se Serbia “shkeli detyrimin për të parandaluar gjenocidin” në masakrën e korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës ndaj më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të Srebrenicës.

Afrika e Jugut “do të ketë një kohë të vështirë për të kapërcyer pragun” për të provuar gjenocidin, tha McIntyre.

“Nuk është thjesht një çështje e vrasjes së një numri të madh njerëzish,” shtoi ajo në një email për Associated Press.

“Duhet të ketë një qëllim për të shkatërruar një grup njerëzish (të klasifikuar sipas racës ose fesë për shembull) tërësisht ose pjesërisht, në një vend të caktuar”, tha ajo.

Në një dokument të detajuar prej 84 faqesh që nis çështjen në fund të vitit të kaluar, Afrika e Jugut pretendon se Izraeli e ka demonstruar këtë qëllim.

Izraeli u përgjigj duke këmbëngulur se vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe se i fokuson veprimet e tij ushtarake vetëm kundër Hamasit, duke shtuar se banorët e Gazës nuk janë armiq.

Ai pohoi se vepron për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territor.

Një konventë e gjenocidit u hartua në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjeve të gjashtë milionë hebrenjve në Holokaust. Si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut janë nënshkrues.

Në dosjen e saj me shkrim, Afrika e Jugut thotë se iu drejtua gjykatës “për të vendosur përgjegjësinë e Izraelit për shkeljet e konventës së gjenocidit; për ta mbajtur atë plotësisht përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar për këto shkelje” dhe për të “siguruar mbrojtjen urgjente dhe më të plotë të mundshme për palestinezët në Gaza, të cilët mbeten në rrezik të madh dhe të menjëhershëm të vazhdimit dhe akteve të mëtejshme të gjenocidit”.

​Një ekip avokatësh që përfaqësojnë Afrikën e Jugut do të paraqesin për 3 orë argumente në sallën e madhe të drejtësisë të veshur me panele druri në gjykatën botërore. Ekipi ligjor i Izraelit do të ketë 3 orë kohë të premten në mëngjes për të hedhur poshtë akuzat.

Në mesin e delegacionit të Afrikës së Jugut do të jetë edhe ish-udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Jeremy Corbyn, udhëheqja e të cilit, e Partisë Laburiste të qendrës së majtë, ishte njollosur nga akuzat për antisemitizëm. Ai është një mbështetës i gjatë i kauzës palestineze dhe një kritik i ashpër i Izraelit.

Human Rights Watch tha se seancat do të sigurojnë shqyrtim në një sallë gjyqi të OKB-së për veprimet e Izraelit.

“Rasti hap një proces ligjor në gjykatën më të lartë në botë për të shqyrtuar në mënyrë të besueshme sjelljen e Izraelit në Gazë me shpresën për të pakësuar vuajtjet e mëtejshme”, tha Balkees Jarrah, nga kjo organizatë.

Gjykata e OKB-së, me seli në një periferi të Hagës, në Holandë, merret me mosmarrëveshjet midis kombeve, shkruan REL,

Gjykata Ndërkombëtare Penale, e vendosur pak më larg në të njëjtin qytet holandez, ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Tags: HamasIzraelOKB
Postimi i mëparshëm

Hashani: Tepricat buxhetore, paaftësi e Qeverisë për t’i shpenzuar në investime kapitale

Postimi tjetër

Grizman, golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos

Të ngjajshme Postime

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit
Bota

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Tërmeti masiv në Turqi, Ambasada e Kosovës thirrje kosovarëve në zonat e prekura për kujdes: Kush ka nevojë, të na telefonojë
Bota

Tërmeti masiv në Turqi, Ambasada e Kosovës thirrje kosovarëve në zonat e prekura për kujdes: Kush ka nevojë, të na telefonojë

10 August 2025
Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork
Bota

Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

10 August 2025
Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan
Bota

Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan

10 August 2025
Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu
Bota

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu

9 August 2025
Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”
Bota

Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

9 August 2025
Postimi tjetër
Grizman, golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos

Grizman, golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 gusht ndër vite?

11 August 2025
Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

11 August 2025
10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu