Këngëtarja e njohur shqiptare më famë botërore, Dua Lipa ka thyer sërish një rekord të ri në karrierën e saj muzikore.
Dua është bërë artistja e parë dhe e vetme në botë, që në tre këngët e saj të publikuara në Spotify ka marrë nga 2 miliardë klikime.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram nga shtëpia diaskografike, Warner Records.
“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga 2 miliardë dëgjime në Spotify në 3 këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram, shkruan Sinjali.
2 hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.