Ideologu i opozitës së Gjilasit, Dushan Teodoroviq, tha pa asnjë turp se Serbia duhet ta njoh shtetin e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë!?!, transmeton InLajmi.
Teodoroviq, i cili njihet për qëndrimet e tij antiserbe, por edhe për postimin e tij në rrjetet sociale, ku tregonte se nuk do të kishte asgjë kundër që të rrihej nënkryetarja e SNS-së, Nevena Gjuriq, tani ka vazhduar me “kërkesat” e tij të çmendura.
Ai tha gjithashtu në rrjetin X se “Republika Srpska duhet të shihet ekskluzivisht si pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës unitare”, shkruan pink.rs.
“Le të përsërisim në vitin 2024:
NATO: Po
BE: Po
Kosova: Po
Sanksionet kundër Rusisë: Po
Srpska, pjesë e BeH: Po
Çdo “Jo” na lë në errësirë, mjerim dhe primitivizëm, në periferi të botës së zhvilluar”, ka shkruar Teodoroviq në rrjetin X.
https://twitter.com/duteodor1/status/1745015162233335927?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1745015162233335927%7Ctwgr%5E0e8d2b10171086767f50aab11b084a0fb35a7d20%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpink.rs%2Fpolitika%2F563307%2Fideolog-djilasa-opet-siri-antisrpske-stavove-priznati-kosovo-uci-u-nato-republika-srpska-deo-bih&fbclid=IwAR2uxQ6g_3hQHhlqyyHZM250tU-nGuTNBLrGrwKL-zXx2S1fDcR3Lg6zSRk