Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar qytetarëve të tij një ditë të bukur deri sa ka dhënë lajmin e mirë se qyteti i Vlorës është zgjedhur një prej 10 turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, përcjell InLajmi.
Rama tha se Vlora ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjesi dhe me Vlorën e Rilindur, që është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, ju uroj një ditë të bukur. /InLajmi/