Këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritarë ka emëruar bordin e ri Drejtues të Ndërmarrjes Publike “TrainKos”me 6 anëtarë raporton InLajmi.
Bordi i ri i “TrainKos” do të përbëhet nga: Jetmir Nuka, kryesues dhe anëtarë: Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se për këto 6 pozita kanë aplikuar mbi 90 persona.
Tutje në këtë mbledhje, u diskutuan edhe tema të tjera për liberalizimin e vizave të Kosovës, arrestimit të qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe. /InLajmi/