• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Matoshi: Kosova rrezikon që aleatët t’ia kthejnë shpinën, të mbetet pa mbështetje financiare

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
10 January 2024
në Kosovë
0 0
0
Matoshi: Kosova rrezikon që aleatët t’ia kthejnë shpinën, të mbetet pa mbështetje financiare
0
SHPERNDARJE
55
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian po pret që Kosova të ndërmarrë hapa për deeskalim të situatës në veri, në mënyrë që të hiqen masat e vendosura ndaj saj.

Ndërsa, Kosova pret heqjen e masave, derisa thotë se hapat janë ndërmarrë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Qeveria i di detyrimet e saj, dorëheqja e kryetarëve në veri, shpallja e zgjedhjeve atje dhe nisja e themelimit të Asociacionit.

“Qeveria Kurti i di saktë detyrimet që i ka, si dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme atje, si dhe nisma e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dërgimin e draft-Statutit në Gjykatën Kushtetuese për testim apo edhe dekretimin e tij!? Por, duke qenë se ai nuk ka opozitë që reziston ose e vë nën presionin kohë dhe duke qenë se qytetarët janë në një amnezi të thellë, ai po sillet si një izolacionist i epokës se Luftës së Ftohtë duke ia humbur vendit shumë vjet”, shprehet ai.

Sipas Matoshit, Kurtin për rastin e Banjskës e ndihmuan aleatët, teksa shton se ai nuk di dhe s’do zgjidhje politike.

“Aleatët e ndihmuan Kurtin në përballje me inkursionin Serbian në Banjskë me besimin që operacionin policor do ta pasonte me ndonjë hap politik veriu i Kosovës është problem politik dhe do zgjidhje politike!, por Kurti nuk ka, nuk di dhe nuk do zgjidhje politike!? Pothuajse njëjtë qëndron edhe Vuçiç. Matanë kufirit, duke mirëmbajtur politikat e konfliktit. Por me Serbinë lë të merren SHBA, Hill dhe BE”, vlerëson analisti për Gazeta Blic.

Ai potencon se Kurti mbijeton politikisht me fabrikim të konflikteve, derisa shton me politika të tilla ka rrezik që aleatët t’ia kthejnë shpinën Kosovës dhe të mbetet pa mbështetje financiare nga SHBA e BE.

“Kurti mbijeton politikisht përmes fabrikimin të konflikteve duke e homogjenizuar shoqërinë kosovare rreth nacionalizmit. Me këso politikash konfliktuale Kosova rrezikon që aleatët t’ia kthejnë shpinën dhe të mbetet pa mbështetje financiare nga BE dhe SHBA, deri buzë urisë! Ndonëse, deri tash ia humbur rreth 400 milionë euro donacione. Të jesh ndër pak vende në truallin evropian nën sanksione e të sillesh si fitues, ky është Albin Kurti dhe vulgus-i i tij!”, deklaron Halil Matoshi.

Ndërsa, analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Kosova që disa muaj po zbaton marrëveshjen për deeskalim ttë situatës në veri dhe se masat duhet të hiqen.

“Republika e Kosovës ka disa muaj që është duke e zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës për de-eskalim të situatës në katër komunat në veriun e vendit. Prezenca e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës është në ulur në masë të madhe, situata e sigurisë për momentin që është nën kontroll të policisë dhe se procesi i shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme është duke ndodhur sepse qytetarët konform udhëzimit janë duke i mbledhur nënshkrimet. Këto masa duhen hequr ndaj Kosovës sepse që nga fillimi ishin të njëanshme. Edhe Kryetari i Komunës në Leposaviq tashmë ka filluar edhe të dalë nga zyra, pasi që pati shumë kritika që ai është barrikaduar brenda në ndërtesë. E ndërkohë po raportohet se serbët në atë komunë kanë filluar të pranojnë edhe shërbime komunale”, thekson analisti.

Ai thotë se Serbia nuk po ndëshkohet për sulmin e Banjskës e as për mos zbatim të marrëveshjeve.

“Kurse në anën tjetër e kemi Serbinë e cila ende nuk po ndëshkohet për mbështetjen e dhënë ndaj terroristeve që e sulmuan Kosovën me 24 shtator të vitit të kaluar. Radojçiq dhe grupi i tij ende janë në liri dhe nuk duket që shteti serb nuk do t’i nxjerr para drejtësisë ata. Serbia po ashtu nuk po e zbaton Planin Franko-Gjerman dhe aneksin e Ohrit ajo madje e ka dorëzuar edhe një letër zyrtare në Shërbimin për Politikë të Jashtme të BE-së ku ka shfaqur mos gatishmëri të zbatimit të obligimeve nga marrëveshja e Brukselit”, vlerëson Raci.

Ai shton se kusht për integrim në BE të Serbisë duhet të jetë njohja de facto e Kosovës.

“Njohja de facto duhet të jetë kusht për Serbinë për integrim në BE ashtu siç e proklamuan edhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë pas takimit të fundit të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel vitin e kaluar”, deklaron analisti Gazmir Raci.

Tags: Gazmir RaciHalil MatoshiVeri i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformës në drejtësi

Postimi tjetër

Jong Un përcakton Korenë e Jugut si shtetin "më armiqësor" ndaj vendit të tij

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Jong Un përcakton Korenë e Jugut si shtetin “më armiqësor” ndaj vendit të tij

Jong Un përcakton Korenë e Jugut si shtetin "më armiqësor" ndaj vendit të tij

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu