Marina amerikane bën me dije se ka rrëzuar, gjatë ditës së fundit, 24 raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët houthi në Jemen, në një nga sulmet më të mëdha në Detin e Kuq në muajt e fundit.
2 zyrtarë të Pentagonit, sipas vlerësimeve fillestare, nuk ka pasur anije të dëmtuara nga sulmet dhe as viktima pas lëshimit masiv të dronëve dhe raketave, raporton CNN.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, transmeton A2CNN.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha në një konferencë me gazetarët se nuk është ende momenti për një armëpushimi, i cili nëse do të ndodhte tani do të sillte përfitime vetëm për Hamasin.