Anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës të mërkurën kanë përfunduar një trajnim nga KFOR-i amerikan në kampin Bondsteel, përcjell InLajmi.
SHKSHMK njofton se ky trajnim është kryer për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 10 Janar, 2024, anëtarët e SHKSHMK-se janë trajnuar nga KFOR-i Amerikan në kampin BondSteel për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter./InLajmi/




















