Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, njofton se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marr përsipër organizimin e “Flakës së Janarit”, përcjell InLajmi.
Haziri e përshëndet këtë vendim por shprehet se por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës së Janarit’’ nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.
Ai tutje shton se figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri.
Postimi i plotë i tij:
Pas reagimeve tona për mos përfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, presidentja Osmani e paska marr përsipër organizimin e kësaj akademie nën patronatin e saj.
E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.
Figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci!/InLajmi/