Koordinatori për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se Gjykata Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura, po sulmohen nga Qeveria Kurti përcjell InLajmi.
Gruda thekson se arsyjet themelore janë për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.
Koordinatori për Drejtësi në PDK parashikon se këto sulme veçse do të shpeshtohen dhe ashpërsohen edhe më shumësa të afrohet data e zgjedhjeve të reja.
Ai tutje shton se procesi i vetingut është zhbllokuar dhe ka marrë rrugë vetëm pas propozimit të PDK-së që ky proces të zhvillohej përmes një Komisionit të Veçantë në Kuvend.
Postimi i plotë i tij:
Gjykata Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura, sulmohen nga qeveria Kurti për një arsye themelore: për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.
Këto sulme do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të ndërtojnë një alibi për dështimin për të përmbushur premtimet e dhëna para votuesve.
Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm?
Procesi i vetingut është zhbllokuar dhe ka marrë rrugë vetëm pas propozimit të PDK-së që ky proces të zhvillohej përmes një Komisionit të Veçantë në Kuvend./InLajmi/