Gjendet personi i cili ra në greminë nga bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se i lënduari është dërguar në spital, dhe deri në këto momente nuk kemi informata për gjendjen e personit në fjalë.
“Nga vendi i incidentit, personi sigurisht se ka pasur lëndime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal. Ende nuk kemi informata më të hollësishme nga spitali, tha Gashi. /InLajmi/