Kryetar i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka sqaruar arsyen se pse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ai tha se Haradinja ka shkuar në Presidencë në kohën e përcaktuar nga shefja e shtetit, por kjo e fundit nuk e ka respektuar orarin e caktuar.
“Nuk thirret një kryetar partie dhe një ish-kryeministër dhe me i thonë prit pak në korridor me roje, mos bëni hajgare. Më mirë me i thonë hajde 10 minuta më vonë me i lanë vetes kohë pak më shumë se me e lanë me pritë në korridor, vendoni veten në pozitë të tij edhe pritni pak në korridor edhe shihni qysh ju duket”, tha Gjini.
Ai thotë se Haradinaj është i saktë me kohën, si në rastin kur e fton dikë në takim, si në rastin kur ftohet në takim, shkruan ATV.
“Të gjithë njerëzit që kanë shku me taku kryetarin Haradinaj, qoftë kur ka qenë kryeministër, qoftë si kryetar partie e dinë që nëse e thërret dikë, vetë është me minuta. Edhe nëse e thërret dikush, vetë shkon me minuta. Nuk bën pjesë në grupin e politikanëve që nja 15 minuta vonohen edhe e shohin, sinqerisht po flas, e gjithë njerëzit që e njohin e dinë që është tepër i saktë në në takime, tepër i saktë, në fakt e kanë ndërtu një kulturë edhe të tjerët, më thonë në parti që kur caktohet takimi është fiks ora”, tha Gjini.