Ndahet nga jeta në moshën 53 vjeçare e mjeku specialist Halit Ibrahimi i cili u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK, përcjell InLajmi.
Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria.
Njoftimi i plotë nga Oda e Mjekëve të Kosovës:
Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024).
Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria.
Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij! /InLajmi/