Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar ashpër qeverisë aktuale rreth çështjes së lëvizjes së lirë në Spanjë përcjell InLajmi.
Musliu-Shoshi thekson se njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se nuk duhet ta harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë i’a humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon.
Ajo shton se Spanja nuk ka pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Mos na shitni dushk për gogla!
Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!
Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!
Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!
Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon! /InLajmi/